Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 July 2026
Vizion fokus

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë fuqishëm”

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në protestë, firmosin...

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe arrestimin e...

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon Marrëveshjen e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Patos, një...

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet” plani i...

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën e kaluar...

Gjenerali amerikan mbështet shkatërrimin e grupeve të lidhura me Iranin

5 Shkurt 19:36

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kryen sulme ndaj rebelëve në Jemen të shtunën, ndërsa të premten ushtria amerikane goditi dhjetra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane.

Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

Tensioni është rritur që pas luftës mes Izraelit e Hamasi në fillim të tetorit. Rebelët e mbështetur nga Irani kanë intensifikuar sulmet ndaj ushtrisë amerikane dhe anijeve tregtare ndërkombëtare në rajon.

Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, i Komandës Qëndrore që mbulon ndër të tjera rajonin e Lindjes së Mesme, Joseph Votel thotë se vazhdimi i ndërhyrjeve për të shkatërruar rrjetet e lidhura me Iranin do të dobësonte kontrollin e Teheranit mbi to.

“Sa më shumë të shkatërrojmë këto rrjete aq më pak kontroll do ketë Irani mbi këto organizata. Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të vazhdojmë të bëjmë është të sigurohemi që të mbajmë përgjegjës për këtë Iranin. Mendoj se ky është një mesazh shumë kritik dhe i rëndësishëm. Dhe në fakt mendoj se administrata po bën një punë mjaft të mirë në këtë drejtim”, tha gjenerali Votel.

Sipas gjeneralit Votel, përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore në Gazë paraqesin ndoshta veprimin më të rëndësishëm që mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara për të ndalur dhunën nga ana e militantëve.

“Mendoj se përpjekja për të arritur një zgjidhje për situatën në Gazë është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë. Mendoj se situata në rajonin e Rripit të Gazës po nxit rritjen e dhunës në Detin e Kuq si dhe në Irak dhe Siri. Prandaj marrja e një hapi që mund të sillte qëndrueshmëri është një hap i rëndësishëm”, tha zoti Votel.

Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan të dielën Iranin dhe rebelët që mbështeten financiarisht dhe me armatime prej tij, se do të vazhodojë të kryejë sulme të tjera nëse forcat amerikane në Lindjen e Mesme do të jenë objektiv i goditjeve të rebelëve, por se Uashingtoni nuk synon një fushatë ushtarake përgjatë rajonit./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Irani Shtetet E Bashkuara

Nga e njëjta kategori

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

më shumë...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

më shumë...

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë fuqishëm”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

6:26

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

6:14

Kupa e Botës çdo dy vjet, “zbulohet”...

6:02

Ushtria izraelite: 200 persona janë arrestuar javën...

6:01

Rusia bombardon portin e Odesës

5:45

ZYRTARE/ Mario Mitaj do të luajë në...

5:22

Ditët e ardhshme do të sjellin ndryshime...

5:20

Polonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me...

5:06

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi...

4:57

Zjarr në një parcelë me ullinj në...

4:49

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa...

4:22

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Data 3 do të jetë shumë e rëndësishme! Horoskopi për muajin...
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u çudisni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.