E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjendet varka me emigrantë në brigjet spanjolle, 4 të vdekur dhe shumë në gjendje të rëndë

Trupat e katër emigrantëve u gjetën në një varkë pranë Ishujve Kanarie mbrëmë, sipas shërbimeve spanjolle të urgjencës.

Varka, e cila u lokalizua nga ekipet e shpëtimit të martën në mbrëmje, mbante 68 emigrantë.

Reklamë

Mes tyre, katër persona kanë vdekur dhe shumë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, tha shërbimi në rrjetin social X.

21 persona kanë pasur probleme të rënda shëndetësore dhe dy emigrantë janë transportuar në spital.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme spanjolle, 39,910 emigrantë mbërritën në Ishujt Kanarie në vitin 2023. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë