Thrilleri i zhdukjes së 41-vjeçares shtatzënë në Selanik përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi sot trupi i saj u gjet në një sënduk, në një zonë pyjore të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

Sipas informacioneve nga burime policore, për vrasjen e saj është arrestuar partneri dhe një nga miqtë e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç sqaruan të njëjtat burime, historia u zbulua nga miku i partnerit të 41-vjeçares me origjinë shqiptare, e identifikuar si Gjeorgjia Murati.

I pyetur në polici ai ka rrëfyer se 41-vjeçarja është vrarë nga partneri i saj dhe se ka ndihmuar në transportimin e saj për në zonën ku ajo u gjet.

Prototheme.gr shkruan se në ditët e mëparshme partneri i 41-vjeçares ka tentuar të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja është zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

Si i gjeti Policia gjurmët e saj

Menjëherë pas zhdukjes së gruas fatkeqe, Policia nisi hetimet. Në kuadër të analizës së pamjeve nga kamerat e zonës, i dashuri i saj dhe shoku i tij janë parë duke dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-në e gruas.

Fillimisht policia ka arrestuar shokun e autorit, i cili ka rrëfyer se 41-vjeçarja është vrarë nga partneri. Më pas trupin e saj e kanë transportuar në zonën pyjore ku u gjet sot.

Ai ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në vrasje, por vetëm e ka ndihmuar për të transportuar trupin.

Së fundi, ai tha se çifti kishte probleme financiare, ndërsa pohoi se ka pasur edhe dhunë në familje.  Partneri i 41-vjeçares ishte denoncuar nga motra e tij për rrahje. Në të njëjtën kohë, sipas Alpha-s, partneri i 41-vjeçares është dënuar për rrahjen e motrës së tij.

Konkretisht, 2-3 vite më parë ai ka rrahur vazhdimisht motrën e tij dhe në fakt gruaja është shtruar në spital me dëmtime në kokë dhe në trup.

Siç deklaroi ajo, ajo ka ende boshllëqe në kujtesë dhe stres post-traumatik. Sipas denoncimit të gruas, gjithçka ka ndodhur pasi ajo nuk i jepte para.

Sakaq, për hetuesit nuk është ende i qartë shkaku i krimit të rëndë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *