E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet se u mbyt në det

Një trup i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç është gjetur këtë të diel në zonën e Sektorit Rinia, Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, 50-vjeçari dyshohet se është mbytur në det.

Reklamë

“Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të  këtij rasti”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë