E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Gjendet një send i dyshimtë në një nga rrugët e Tiranës”/ Policia jep informacion

Mëngjesine  sotëm zona e “Brrylit” në Tiranë është rrethuar nga forcat e policisë pas gjetjes së një sendi të dyshimtë.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me një qese të dyshimtë që u raportua se ishte gjetur në një nga lagjet e kryeqytetit.

Sipas policisë, në rrugën “Martin Camaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë