Subscribe

Një makinë tip BMW është gjetur e djegur në afërsi të Bubqit.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në mjet ndodhen tre armë zjarr kallashnikov, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët për atentatin e mbrëmshëm në lokalin e Fation Muratit në Don Bosko, ku viktimë mbeti Mimoza Paja që punonte si banakiere.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën kqyrjen, për të gjetur prova të mjaftueshme që të çojnë në identifikimin e autorëve.

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë.

 

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *