E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjendet një jaht i braktisur në Lezhë, policia jep detaje

Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje jaht luksoz që është gjetur i braktisur këtë të shtunë në ujërat e Adriatikut, në afërsi të Shëngjinit.

 

Informacionet bëjnë me dije se brenda mjetit ATIK BEY janë gjetur dokumentat Sezgin Yavuz 31 vjeç.

 

“Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitenerinë, transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar. Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij. Në bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë