Subscribe

Policia italiane ka kthyer në atdhe një thesar arkeologjik me vlerë tregu rreth 11 milionë euro i cili është sekuestruar në Belgjikë.

Autoritetet bëjnë të ditur se artefaktet janë vjedhur në mënyrë klandestine në vendkërkimet arkeologjike të Pulias dhe janë gjendur në banesën e një koleksionisti belg në qytetin Antuerp, i cili kishte ekspozuar një pjesë të tyre në Paris dhe Gjenevë.

Hetimet për gjetjen e thesarit nisën në vitin 2017 dhe u zgjeruan në nivel ndërkombëtar, me bashkëpunimin e agjencive përkatëse. Koleksioni arkeologjik përmban rreth 800 sende të rralla që flasin për artin e popujve italikë nga viti 3000 deri në 300 para erës sonë.

Përmes shërbimit INTERPOL, u arrit edhe identifikimi i koleksionistit që shfrytëzonte pasurinë artistike e cila është eksportuar në mënyrë të paligjshme nga Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *