Kronikë
Gjendet kufoma e dekompozuar në Laprakë

Një burrë rreth 40 vjeç u gjend i pa jete ne Tirane. Policia njoftoi se trupi i dekompozuar u pikas nga banorët e Laprakës në rrugën “Lord Bajron”. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe ambulanca e morgut. Nga verifikimet e bëra rezultoi se kufoma i përket seksit mashkull rreth moshës 40 vjeç dhe me një gjatësi rreth 170 cm. Sipas policisë, për shkak të stadit të avancuara të dekompozimit identifikimi mbetet i vështirë. Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale ndërsa trupi është dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminime të mëtejshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




