Subscribe

Një arsenal armësh të rënda eshte sekuestruar  nga Policia e Tiranës në zonën e Katundit të Ri në Yrshek.Sipas burimeve dyshohet se kjo banesë ishte bazë e grupeve kriminale dhe  përdorej edhe nga vrasësit me pagesë.

Në pranga ka rënë pronari i banesës Gëzim Haroku, njëkohësisht I identifikuar si autori i breshërisë së plumbave ndaj komplesit “Eiffel” në pronësi të Enver Çaushit, ndodhur 4 ditë më parë.

Duke hetuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, policia ka arritur te zbuloje edhe banesën që përdorej për fshehjen e armeve te renda.

Policia njofton se janë sekuestruar 15 armë zjarri,1 mitraloz, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7 etj. Gjithashtu janë sekuestruar 10 granata dhe një sasi tritoli, 2 motorë sportive dhe një automjet.

Ndërkohe po punohet për arrestimin e Erigers Mihasit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Harokut. Armët janë dërguar në laboratorin e policisë për t’i nënshtruar verifikimeve nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *