E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjenden tre kallashë nën ulësen e një veture në kufi me Kosovën

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë e anti-kontrabandës kanë zbuluar sot tre kallashë të fshehur në një automjet me targa të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Dogana ka bërë me dije se personat të cilët kanë qenë në veturën ku janë gjetur armët, janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje.

“Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganorë kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë