E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

Gjenden fidanë me kanabis/ Arrestohet 58-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij

Një 58-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale B.M., ndërsa është shpallur në kërkim i biri, 29-vjeçari me iniciale P. M., banues në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone të Shijakut, shërbimet e policisë gjetën fidanë të dyshuar kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë