Prej disa muajsh në tunelet e armatimeve në fshatin Selixë të Bashkisë së Matit po punohej për pastrimin e tyre.

 

Këto ishin disa nga hotspotet që Ministria e Mbrojtjes ka nisur pastrimin e tyre.

 

Specialistët janë në përfundim të pastrimit të këtyre tuneleve nga armatimet e paplasura dhe të plasura.

Në fund të njërit prej tuneleve, specialistët kanë gjetur eshtra njerëzish.

 

Drejt tuneleve të Selixës është nisur një grup hetimor me eskeprt nga prokuroria e Policia e Matit.

Ende nuk dihet se kujt i përkasin eshtrate e gjetura, por dyshohet të jenë të një prej 23 viktimave të shpërthimit të municioneve në këto tunele në vitin 1997, emrat e të cilëve qëndrojnë në një pllakadë në hyrje të tunelit.

 

Për pastrimin e këtyre tuneleve nga rreziqet që mund të vijnë nga prania e municioneve luftarake është angazhuar prej disa muajsh Ministria e Mbrotjes.

 

Deri tani janë pastruar dy tunele dhe ambjentet e jashtme përreth nga predha të paplasura dhe të plasura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *