E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjenden 212 bimë kanabisi në Borizanë, arrestohen 2 kushërinjtë

Policia e Krujës vijon kontrollet në kuadër të operacionit “Koordinata” për evidentimin dhe  goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni është godiur një rast i kësaj veprimtarie kriminale në fshatin Borizanë.

Dy persona, F. F., 25 vjeç dhe K. F., 21 vjeç(kushërinj) janë arrestuar si autorë të dyshuar.

Policia gjatë kontrolleve gjeti të kultivuar 212 fidanë të dyshuar narkotike cannabis sativa të cilët u sekuestruan.

Gjithashtu u sekuestrua një  aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë