Policia e Tiranës vijon operacionin kundër lojërave të fatit ku këtë të dielë raportohet për 6 persona të arrestuar.
Sipas bluve ata përshtasnin ambiente për organizimin e basteve dhe lojërave të fatit online në zona të ndryshme në kryeqytet.
Policia bëri me dije se një 18 vjeçar është proceduarë në gjendje të lirë pasi gjatë kontrollit që është bërë në një barë kafe që ai administronte janë gjetur 50 televizior të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar. Kjo është faza e dytë e këtij operacioni që është shtrinë në të gjithë Tiranën.
Një ditë më parë policia arrestoi 29 persona që akuzohen si të përfshirë në aktivitetin e jashtëligjshmë të basteve dhe lojërave të fatit. Në momentin e ndërhyrjes disa prej të arrestuarve janë kapur në flagrancë duke luajtur poker.
Hetuesit kanë sekuestruar shuma parash që besohet se kanë rrjedhur nga lojërat e fatit, 33 celularë si dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.
Në aparatet telefonike janë gjetur edhe komunikimet mes të arrestuarve që vendosnin bastet sportive online për llogari të klientëve në shuma të ndryshme.
“Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
E. Ç., 56 vjeç, J. Ç., 47 vjeç, V. H., 46 vjeç, E. F., 22 vjeç, D. R., 19 vjeç, M. M., 21 vjeç,.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. T., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në administrim prej tij, janë gjetur 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave të ndryshme, të dyshuar të kontrabanduar.
Televizorët së bashku me 6 aparate celulare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit:
Ermal Çela
Julian Çela
Valter Hajdini
Eno Flamuri
Denis Rusheku
Mario Mexhaj





