Subscribe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për mediat italiane ka thënë se rreziku i një lufte mes Kosovës dhe Serbisë është i madh, sidomos pas ngjarjeve të fundit të shënuara në veri të vendit.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Rreziku i një konflikti të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i madh. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota e ka parë se çfarë ka bërë Rusia me Ukrainën. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar.

 

Kurti e sheh Ballkanin si një zonë të nxehtë konflikti: sipas tij enklava ruse në Moldavi dhe Kosova mund të jenë shënjestër destabilizimi.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

 

Episodi i parë, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, në veçanti, ato do të jenë shumë të larta.

 

Kreu i qeverisë së Kosovës më tej shtoi se tensionet në veri ishin të orkestruara nga Beogradi.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTRI I KOSOVËS

Konvertimi i targave të futura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë sime. Në pikat kufitare u dhanë 2679 dokumente pa incidente. Prandaj protesta nuk u ngrit spontanisht nga poshtë, ajo u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia.

 

Serbia sipas Kurtit, ka ngritur 48 baza rreth Kosovës, por ai gjithashtu la të hapur mundësinë e uljes së tensioneve në takimin e Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *