Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio kanë propozuar Giuseppe Conte si kryeministrin e ri të Italisë.

 

Dy kryetarët e partive kryesore në Itali, “Lega” dhe “5 Yjet”, pas disa ditësh negociata, i propozuan presidentit italian Sergio Mattarella emrin e avokatit civil dhe ekspertit në administratën publike.

 

Dy partitë kryesore presin që presidenti Mattarella të miratojë programin e tij, duke i dhënë fund kështu krizës politike disa mujore në Itali.

 

Sipas mediave italiane Giuseppe Conte pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në politikën italiane në lidhje me Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *