Policia ka sekuestruar një kamion të mbushur me inerte nga gërryerja e shtratit të lumit Fan, në Mirditë. Blutë raportojnë se është sekuestruar kamioni së bashku me një ekskavator.
Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i mjeteve të sekuestruara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.





