Subscribe

Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i dëshmoi në gjyqin për çështjen e Gërdecit. Ajo ka theksuar se në një shkresë të nisur nga Ministria e Drejtësisë për atë të Mbrojtjes, ishte shënuar emri i djalit të ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

 

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time. Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga ministria e drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes. Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet.”

 

I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen:

 

“A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”

 

Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *