E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gent Ibrahimi zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Prokurori Gent Ibrahimi do të drejtojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, prokurori Ibrahimi u zgjodh me shtatë vota pro, ndërsa zvendëskryetar u vendos Alfred Balla.

 

Reklamë

Mbledhja u drejtua nga anëtarja më e e vjetër joprokurore, Nurian Seiti e cila kandidonte njëherësh për kreun e KLP.

 

Në mbledhje ishte e pranishme dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

 

Pas konstituimit, KLP brenda 5 ditësh pritet që të shpallet garën për Prokuror të Përgjithshëm.

 

Më shumë video

Reklamë