E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gent Cakaj takime në Gjermani, konfirmohet mbështetja për Shqipërinë

Ministri në detyrë per Punet e Jashtme Gent Cakaj, nisi vizitën në Gjermani ku fillimisht u takua me kryetarin e komisionit për çështjet evropiane në Bundestag, Günther Krichbaum.

 

Cakaj tha se vendimi pozitiv i Këshillit në qershor do t’i nxise thellimin e reformave te brendshme ndersa do te ndikoje edhe ne rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Reklamë

Nga ana e tij, Krichbaum u shpreh se bundestag ndjek me shume vëmendje ecurinë e reformave për çeljen e negociatave me Shqipërinë, me në fokus krijimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.

 

Cakaj u takua me këshilltarin e kancelarisë federale për punët e jashtme Jan Hecker. Kreu i diplomacise  shqiptare shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë shqipërisë në rrugën e integrimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë