Pedofili 48-vjeç Sokol Kapinova, i cili u arrestua 3-ditë më parë pasi ngacmoi seksualisht një vajzë 5-vjeçe, është sjellë këtë të dielë në Gjykatën e Beratit për tu njohur me masën e arrestit.

Prokuroria e Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Tasim Puci, ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, masë që është pranuar dhe vendosur nga gjyqtari Kostika Çobanaqi. Ai e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij për veprën penale “Ngacmim seksual me të mitur”.

Edhe pse mediat nuk u lejuan në sallë gjatë dhënies së masës së sigurisë për shkak të ruajtjes së anonimatit të vajzës 5-vjeçare, mësohet se Kapinova nuk ka shprehur asnjë pendesë për veprimin e kryer me të miturën. Ndërkohë asnjë avokat nuk ka pranuar ta mbrojë dhe atij i është zgjedhur nga Gjykata e Beratit një avokat kryesish.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3-ditë më parë në lagjen “Barrikadë” të qytetit të Beratit. E mitura u ngacmua seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar Sokol Kapinova, që rezulton të jetë i njohur nga banorët e lagjes si pijanec.

Edhe pse policia e Beratit nuk dha asnjë informacion në lidhje me dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë, mësohet se 48-vjeçari e ka gënjyer vajzën 5-vjeçe së bashku me motrën e saj 7-vjeçe me ëmbëlsira dhe kumbulla, duke i futur të dyja brenda në banesën e tij.

Më pas, ai ka futur në njërën nga dhomat 5-vjeçaren dhe e ka ngacmuar atë seksualisht. Por kur e mitura ka filluar të qajë ai i ka lënë të dalin jashtë, pa menduar se motrat do tu tregonin prindërve atë çfarë kishte ndodhur në banesën e tij.

Nga vizita mjekësore që është kryer nga mjekët specialistë rezultoi se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual. 48-vjeçari Sokol Kapinova rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve. Por deri tani askush nga banorët e lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve. Ai jetonte i vetëm dhe banorët e lagjes e njohin si një person të alkoolizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *