E shtunë, 3 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gazzetta Dello Sport: Interi, zhgënjimi i madh i kësaj merkatoje

Interi zhgënjimi me i madh i merkatos se kësaj vere. Te paktën ky është konkluzioni i Gazzetta Dello Sport ne finishin e kësaj periudhe shitblerjesh marramendëse.

 

Reklamë

Edhe pse e ka nisur mjaft mire kampionatin sipas prestigjiozes italiane sportive tifozët zikalter nuk mund te buzëqeshin deri ne fund. Kjo për shkak te shume dëshirave te mbetura te parealizuara dhe shume emrave qe nuk erdhën kurrë. Sidomos ne dy ditët e fundit kur nuk mbërritën dy emra qe do ta kishin rritur shume potencialin e skuadrës Shik qe përfundoi ne Rome dhe Ketia qe shkoi ne principatën e Monakos.

 

Por këta dy sulmues janë te fundit e një serie emrash te cilët klubi zikalter i kishte pranë këtë vere por qe për faj te tij apo feirpleit financiar nuk mundi ti marre. Jo se Interi nuk bleu askënd këtë vere, pasi emrat si borja Valero, Skriniar apo Kancelo janë vërtete dinjitoze por goditja qe do ti bënte tifozët interiste te ëndërronin nuk ka ardhur ende, dhe me sa duket këtë vere nuk do te arrije dot.

 

Naingolan, Strotman, Rudiger, De Vrij, Mor, Shik, Vidal apo edhe ne çështjen e stolit nga konte te Spaleti. Asnjë emër i madh ne mbrojtje, u tentua Rudiger qe shkoi te Chelsea, Manolas nuk levizi nga Roma, Konti përfundoi te Milani, Hevedes te Juventusi dhe Spaleti u mjaftua me Dalabert, Skrinjar dhe Kancelo qe për me tepër duket se te martën është dëmtuar pasi është larguar nga grumbullimi me kombëtaren portugeze. Edhe ne mesfushe e njëjta situate Spaleti duhet te kënaqet me Borja Valerio e Vecino ndërkohe qe priste Naingolan, Vidal apo Strotman.

 

Ne sulm situata është edhe me dramatike kur mendon se duhej te vinin Berardi apo Bernardeski qe përfundoi ne Torino apo Sanchez Dim Aria dhe Martial, për te mos përmendur shik dhe Keita. Arsyet e dështimeve? Do te duhet te përgjigjet Suning dhe strategjia e merkatos se klubit qe do te blihet vetëm nëse hyjnë te ardhura nga shitja e lojtareve edhe për shkak te direktivave nga Pekini komunist. Gjithsesi nuk i dihet, ne fund te sezonit ndoshta rezultatet I japin te drejte shoqërisë pastaj te ëndërrosh sot nuk kushton asgjë  edhe pa blerje VIP ne skuadër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë