E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Sport

Gazetarja zvicerane e sportit ndez debat: Koleget italiane provokuese në stadium, vulgare jo profesioniste

Prezantuesja e njohur e Ligës së Kampionëve në Zvicër, Valentina Maceri, ka shkaktuar debat pas kritikave të saj ndaj disa gazetareve sportive italiane për mënyrën si paraqiten në ekran.

Maceri, e cila punon për transmetuesin zviceran Blue, ka vënë në shënjestër disa emra të njohur të DAZN Italy, përfshirë Diletta Leotta (bashkëshortja e portierit Loris Karius), Giusy Meloni, Marialuisa Jacobelli dhe Eleonora Incardoni. Sipas saj, stili i tyre i veshjes është shpesh “i ekzagjeruar dhe vulgar”.

Reklamë

Komentet e saj vijnë pas publikimit të librit të saj më të ri, me titullin provokues: “F* Female Empowerment: Gabimi i Madh i Feminizmit Modern”**. Në libër, Maceri thekson:

“Personalisht, do të thoja që mënyra si paraqiten gazetaret në fushat e futbollit në Itali është shpesh në kufijtë e teprimit. Mendoj se gratë mund të jenë seksi, por gjithmonë me stil dhe klas. Kjo shpesh mungon në Itali.”

Reklamë
Valentina Maceri

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, ajo shton kritikat ndaj Incardoni, duke e akuzuar për paraqitje “vulgare”.

“Nëse dëshiron të flasësh në të njëjtin nivel me lojtarët dhe zyrtarët, kjo mënyrë paraqitjeje nuk ndihmon. Incardoni merret kryesisht me prezantimin e koeficienteve të basteve për DAZN BET, dhe e bën këtë me shumë seksualitet, ndonjëherë edhe në mënyrë vulgare.”

Eleonora Incardoni, 34 vjeç, ka tërhequr vëmendje edhe gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës për Klube në SHBA, ku është shfaqur me veshje që kanë shkaktuar shumë reagime, përfshirë një kostum me reçipeta dhe një fustan elegant me vetëm një rrip në sup.

/vizionplus.tv

Eleonora Incardona

Vazhdo të lexosh

Reklamë