“Mos rrini në shtëpi, ngrini zërin tuaj!” Ky është mesazhi i gazetares afgane, Lailuma Sadit për gratë në Afganistan, pasi pushtetin e morën talebanët. Ajo jeton në Bruksel dhe flet në emër të të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.

 

“E gjithë familja ime jeton atje. Situata është shumë e keqe. Talebanët filluan kërkimet shtëpi më shtëpi. Ata janë në kërkim të njerëzve që ishin aktivistë, të punësuar, të cilët ishin në parti politike. Ata po kërkojnë vëllain tim sepse jam gazetare, jam grua dhe bërtas dhe i them BE -së dhe NATO -s: Mos i njihni talebanët. Unë u bëj thirrje grave të mos qëndrojnë në shtëpi. Ky është një mesazh i fortë për gratë. Dilni jashtë! Ngrini zërin tuaj! Mos e pranoni sheriatin! Bëni çfarë të doni!”

 

Ajo nënvizoi se talebanët nuk janë kërcënim vetëm për popullin afgan, por edhe për fqinjët e tyre. Gazetarja i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë dhe të mos i lërë afganët në mëshirë të fatit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *