Subscribe

Gazetarja Mirilda Tili teksa ka folur për mënyrën se si mund të pasurohesh në Shqipëri, ka cekur edhe problematikat që hasen në kompani të caktuara.

Në studion e Quo Vadis me Pranvera Borakajn, Tili  tha se shumë sektorë kanë mungesë të profesionistëve. Sipas saj, kur një kompani ofron shumë më shumë ofertë, por ndërkohë nuk ka burimet njerëzore për t’iu përgjigjur kësaj oferte i bën gropën sektorit dhe ekonomisë.

Sektori i IT, është një nga profesionet sipas gazetares që ka pagesa të mira dhe mund të punojnë globalisht kudo që ndodhen.

Rritet cilësia në kushtet kur ty të rriten ekspertët dhe profesionistët, jo në kushtet kur ty të ikin profesionistët. Në sektorin e IT, shumë persona punojnë për një treg ndërkombëtar dhe ndoshta në kompanitë shqiptare nuk kanë ndonjë interes të madh të shkojnë të punojnë tek zyra, por punojnë me atë laptop-in në çantë dhe mund të shëtisin cep me cep të Shqipërisë dhe janë punonjës global. Kur ti ofron shumë më shumë ofertë, por ndërkohë nuk ke burimet njerëzore për t’iu përgjigjur kësaj oferte që ti po përgatit, po i bën një gropë të madhe sektorit dhe ekonomisë, në kushtet e një ekonomie të shëndetshme. Shqipëria sado që të ofrojë cilësi, standarde, bukuri, nuk ofrojnë burime njerëzore të profesionalizuara që t’ia besosh punën, që mund të shkosh edhe drejt modelit që po shkojnë edhe disa kompani shqiptare, ku punonjësit e tyre po i bëjnë aksionerë. Pra, praktikisht ata po punojnë për veten. Janë në një kompani që është hapur nga dikush. Është një kompani që shet që ka bërë punonjësin e vet aksioner dhe një kompani që ofron shërbime. Nuk janë raste masive, por po vijnë si ofertë”, tha gazetarja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *