Gazetari Fatos Mahmutaj, ishte një personat i cili mbeti i plagosur në protestën e 21 janarit. Pas ngajrjes së rëndë, Mahmutaj u largua nga vendi duke kërkuar azil politik në Belgjikë.

 

Por miratimi i kërkesës së tij u mundua të pengohej nga Tirana.

 

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, Mahmutaj tha se konsulli belg u thirr 13 herë në Tiranë nga Bujar Nishani dhe Sali Berisha, për të ndërhyrë tek autoritetet belge për të mos i miratuar kërkesën e azilit.

 

“Do tu tregoj një detaj personal, të cilin e kam mësuar në mënyrë miqësore. Belgjika ka një konsull nderi në Shqipëri. Në kohën që unë kërkova azil politik në Belgjikë, Konsulli i Nderit të Belgjikës është thërritur  13 herë nga institucionet shqiptare për të ndëryrë tek autoritetet belge për të mos më dhënë mua azil. 11 herë e ka thirrur Bujar Nishani si ministër i Brendshëm dhe 2 herë e ka thirrur Sali Berisha. Aty drejtësia, politika dhe urdhrat funksionojnë si një bajraktar dhe jo si një shtet ligjor. Kjo është politika që bën Berisha. E kemi nisur me Berishën dhe kemi 34 vjet që riciklojmë Berishën. Berisha është përgjigjur për krimet e 2 prillit në Shkodër, për Remzi Hoxhën, për ngjarjet e ’97 etj”, tha gazetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *