E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gazetarët protestë para Kryeministrisë: Plumbat mbi shtëpinë e Lalës janë plumba mbi ne/FOTO

Gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile,  dhe shumë qytetarë  kanë protestuar pasditen e kësaj të enjtje  por edhe qytetarë janë tubuar pasditen e së enjtes në një protestë në shenjë solidarizimi me gazetaren Klodiana Lala, para godinës së Kryeministrisë.

 

Me pankarta në duar ata dënuan sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj, ngjarje që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe në banesë gjerndeshin dhe vajzat e gazetares.

 

Reklamë

Ndërkohë bëjme me dije se sulmi me armë i ndodhur në orët e para të mëngjesin të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar sulmuan me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala.

 

Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por në shtëpi kanë qenë prindërit dhe dy vajzat e saj të mitura.

 

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë