Dy sulme nga forcat e armatosura izraelite vranë të paktën 10 palestinezë, duke përfshirë katër fëmijë, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, thanë burimet mjekësore, ndërsa reshjet përmbytën kampet e improvizuara të ngritura nga banorët e zhvendosur të enklavës.
Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thanë se të paktën pesë palestinezë u vranë në një sulm izraelit në një shkollë në Nusayrat, një nga tetë kampet historike të refugjatëve në Rripin e Gazës, ku ishin strehuar njerëzit e zhvendosur. Ushtria izraelite vuri në dukje se kishte në shënjestër një qendër administrative të Hamasit të vendosur brenda zonës së përdorur më parë si shkollë.
Më vonë, një sulm izraelit në një shtëpi në Dair al-Bala, një qytet ku janë strehuar një milion njerëz të zhvendosur, vrau një grua dhe katër fëmijë, thanë mjekët.
Një tjetër fatkeqësi
Reshjet e dendura gjatë natës shtuan problemet e banorëve të zhvendosur të Gazës, pasi shumë tenda u përmbytën.
Disa njerëz të zhvendosur vendosën kova në tokë për të mbrojtur dyshekët e tyre nga uji që pikonte nga tendat dhe hapën llogore për të kulluar ujin. Çmimi i tendave të reja dhe velat plastike u rrit për shkak të kërkesës së lartë./vizionplus.tv





