Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi se shumë shpejt do të dalin çmimet e referencës për banesat.
Rama: Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do kenë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.
Kreu i qeverisë u ndal te legalizimet ku vendosi edhe një afat kohor për përfundimin e tyre.
Rama: Legalizimet duhet të mbyllen, do t’i mbyllim brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Pronë që kthehet në pallat. Duhet të shmangim gjelat në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshmet, nga IMT, IKMT, policia bashkiake që e ka këtë shtesën me leje po është vetë pa leje. Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit. Atyre në fshat për një avlli u shfaqet polici në derë, kurse për ata që fitojnë miliona s’ka polici, gjykatë jo. Kjo do të vijojë siç ka filluar.
Rama kërkoi edhe bashkëpunim me universitetet për burimet njerëzore nëpër institucione./vizionplus.tv





