Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është i gatshëm të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin e një vaksine përmes organizatës së tij filantropike, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Deri më tani, Fondacioni ka premtuar 250 milionë dollarë për betejën ndaj COVID-19.

Ekzistojnë më shumë se njëqind vaksina të koronavirusit në të cilat është duke u punuar, dhe nga ato tetë deri në dhjetë kanë rënë në sy të

Ai publikoi të enjten procesin e zhvillimit dhe shpërndarjes së një vaksine, ku theksoi se një vaksinë mund të marrë 18 muaj kohë për t’u zhvilluar. Mes të tjerash, nga 115 kandidatë të ndryshëm për vaksina, ai nënëvizoi se vetëm dhjetë prej tyre mund të rezultojnë efikase.

“Ka 115 kandidatë të ndryshëm për vaksina COVID-19. Unë mendoj se tetë deri në dhjetë prej atyre duken veçanërisht premtues. Jam veçanërisht i entuziazmuar nga dy qasje të reja që po marrin disa nga kandidatët: Vaksinat e ARN dhe ADN”, shkruan Gates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *