Subscribe

Qeveria ka në plan që të zgjasë mbështetjen e biznesit me garanci sovrane, në mënyrë që të rriten investimet private.

 

Strategjia e re e nxitjes së investimeve 2021-2027 parashikon 78 milion euro që do ti vijnë në ndihmë kompanive, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

 

Draft strategjia vjen si një nevojë për ekonominë pas efekteve të forta negative të pandemisë, ndaj dhe dy sektorë do të jenë në  fokus të saj:

 

Ne do të mbështesim me garanci sovrane kryesisht sektorin fason që është edhe më i godituri nga  kriza. Por jo vetëm edhe turizmin si një degë e rëndësishme e ekonomisë. Parashikojmë se do të ofrojmë 50 mln euro  garanci, në mënyrë që bizneset e fushës të mund të rimëkëmbjen nga efektet e covid19-u shpreh Anila Denaj, ministre e Financave.

 

Dokumenti i nxitjes së investimeve po diskutohet me komunitetin e biznesit për të marrë më pas formën finale dhe miratimin e saj në qeveri e parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *