Duket se gjetja e vaksinës që lufton koronavirusin është kthyer në një garë mes liderve botërorë. Ende nuk ka një zë nga ekipet e shkencëtarëve që të konfirmojë se ndonjëra nga vaksinat kandidate rezulton e sukseshme ndaj sëmundjes, pasi nuk ka përfunduar faza e fundit e testimit klinik.

Ndërkohë vetëm pak orë pasi homologu rus deklaroi se Instituti Gamaleya i Moskës, ka prodhuar vaksinën efektive Presidenti Donald Trump bëri të ditur se ka blerë 100 milionë doza nga kompania amerikane Moderna.

DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA

“Kemi arritur një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës kandidate për koronavirusin, e cila është në fazën e fundit të testimit klinik. Gjithashtu jemi të gatshëm të prodhojmë deri 500 milionë doza vaksine, në një kohë të shkurtër, pas miratimit.”

Kompania Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.Ndërkohë, Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate u tergua optimist se Shtetet e Bashkuara do të prodhojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *