E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Gara për parkun e Spitallës/ 5 kompani interes për investimin e dytë Fotovoltaik

Gara për ndërtimin e parkut të dytë fotovoltaik në Spitallë të Durrësit është drejt fundit. Në 20 mars pritet të kemi një fitues. Numri dy i Ministrisë së Energjisë Gjergj Simaku dha disa detaje, nga ky ankand në të cilin aplikuan 5 kompani. Mes tyre nuk mungon edhe një konsorcium shqiptar, por edhe kompania franceze Voltalia, e cila fitoi parkun e Karavastasë.

 

Interesi edhe pse në kohë pandemie ishte I lartë. Por në finale aplikuan pesë kompani, dy prej tyre gjermane, një kineze, francezja Voltalia, si dhe konsorciumi shqiptar Kastrati&Salillari –tha Simaku

 

Reklamë

Kompania franceze në Karavasta fitoi me një çmim prej rreth 25 euro për megaëatt, por kreu I komisionit të vlerësimit të ofertave shpjegoi pse nuk u mor ky çmim referuar edhe garës për parkun e Spitallës.

 

Parku Fotovoltaik i Spitallës do të shtrihet në një sipërfaqe prej 120 hektarësh dhe do të ketë një kapacitet prodhues prej 100 Megavatësh. Ky park së bashku me atë të Karavastasë do të ulë ndjeshëm varësin e vendin nga prodhimi i energjisë nga uji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë