E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gara për kreun e partisë, konservatorët zgjedhin dy kandidatët

Konservatorët britanikë zgjedhin sot dy kandidatët që do të garojnë në fazën e fundit për lidershipin e partisë.

 

Boris Johnson, i cilësuar dhe si pasuesi Theresa May për marrjen e drejtimit të partisë, e përfundoi votimin e tretë të së mërkurës me 143 vota, përpara Jeremy Hunt, Michael Gove dhe Sajid Javid.

 

Reklamë

Sekretari i Zhvillimit Ndërkombëtar Rory Steëart u skualifikua nga gara të mërkurën në mbrëmje, pasi ai siguroi mbështetjen e vetëm 27 deputetëve të Tory.

 

Johnson është pothuajse i sigurt për të bërë balotazhin mes 160,000 anëtarëve konservatorë të cilët do të zgjedhin kreun e ardhshëm konservatorëve dhe kryeministrin në një fletëvotim postar, duke filluar javën e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë