Subscribe

Bregdeti i Darëzezës në Fier, është kthyer  këtë të shtune , në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për të pestën  herë me pjësëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët garuan në nje gjatësi prej 5 km. efekte

Fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje.

“Une kam mbi 20 vite qe jam profesionist me kuajt, por që kjo ishte një garë tjetër e vecantë dhe besoj që do të bëhët edhe shumë gara të tjera të bukura”, tha fituesi i garws, Antonio Gjini.

Organizatorët Bekim Toro dhe Saimir Kajoshi kërkuan më shumë angazhim nga Ministria e Sportit .

“Nuk po funksionon federata jonë, nuk po mblidhen as për kryetarin. kryetari mund të jetë i zgjedhur por nga ekipet nuk lajmërohet kurrë”, tha Bekim Toro, organizator i hipizmit.

“Kemi 20 vite që kërkojmë hipodrome. Ka shumë sportdashës por kudo i kemi dyer e mbyllura, asgjë nuk bëhet”, tha Saimir Kajoshi, organizator i hipizmit.

Ndërkohë e veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e një konkurenti 12- vjecar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak i apasionuar pas sportit e të hipizmit.

“Eshte hera e parë që marrë pjesë tek kjo garë dhe dola në vendin e tretë. U mundova që të isha i qetë dhe të përqëndrohesha tek vetja dhe tek kali.”

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë, hipodrome dhe ambiente të përshtatshme jamë shprehur njëzëri garuesit, pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit , por edhe turistë të shumtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *