E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Futen edhe 97 emigrantë të tjerë në Kapshticë/ Karantinën e kryejnë në shtëpi

Ndryshimi i aktit normativ lidhur me karantinimin e shtetasve ka rritur numrin e hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 97 shtetas shqiptarë, të cilët pasi kanë kryer procedurat kufitare dhe shëndetësore kanë shkuar në banesat e tyre për të kryer karantinën e detyruar 14 ditore.

Reklamë

Ky ka qenë edhe vendimi i qeverisë shqiptare që ka nisur të aplikohet prej të hënës për të gjithë shtetasit shqiptarë që vijnë nga shtetet e huaja.

Gjatë fundjavës që lamë pas hyrjet kanë qenë më të kufizuara deri në 50 shtetas gjatë të shtunës e të dielës, pasi ata janë çuar në hotele për të kryer karantinën.

Aktualisht në 4 hotele të qarkut të Korçës, 3 prej të cilave në Korçë dhe 1 në Pogradec janë ende duke kryer karantinën e detyruar më shumë se 260 persona.

Nga ana tjeër 97 shtetasit që hynë gjatë 24 orëve të fundit, por edhe të tjerët që do të hyjnë në vend në ditët e ardhshme do të kryejnë karantinën e detyruar 14 ditore në banesat e tyre, ndërsa do të jenë edhe të mbikqyrur nga shërbimet shëndetësore dhe policia.

Gjatë dy muajve të pandemisë së COVID-19 në qarkun e Korçës kanë hyrë nga jashtë më shumë se 600 shtetas shqiptarë të cilët janë karantinuar në 5 hotele të qarkut të Korçës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë