Futbollisti shqiptar “lë nam”, del huq në gjuajtjen e penalltisë/ VIDEO

Besart Celina mesfushori nga Kosova që aktivizohet në radhët e Swansea është kthyer në objekt “talljeje” në mediat sociale.
Swansea u mposht mbrëmjen e të mërkurës nga West Bromwich Albion me rezultatin 3 me 0. Ndeshje kjo e vlefshme për Championship.
Por pavarëisht rezultatit ajo ç’ka do ngelet në mendje nga kjo ndeshje është humbja e një penalltie nga mesfushori kosovar Celina, I cili për çudi nuk ka arritur ta çojë topin drejt portës.
Celina u mundua të ekzekutonte një penallti të tipit “Panenka” por nuk ka arriti ta realizojë pasi nuk mundi ta dërgonte topin drejt portës.
Kjo penallti e humbur ka bërë që mesfushori I talentuar kosovar që për një periudhë kohe ka qenë pjesë edhe e Manchester Cityt të kthehtet në objekt “talljeje” në mediat sociale.
Jesus #WBASWA pic.twitter.com/Nb0svguHrb
— Luke bidder (@lukebidder) March 13, 2019




