Subscribe

Shpërthimi i një sasie eksplozivi i vendosur në një automjet tip “Touareg” për pak i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit, 35-vjecarit Gentian Bejtja, ne Fushe Kruje. Sipas policisë, makina ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje, ndërsa drejtuesi ka marrë plagë në këmbë. Bejtja banues në fshatin Larushk, është dërguar në spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është akuzuar disa herë për krime kundër personit dhe pronës. Këto janë dy nga pistat ku policia  ka përqendruar hetimet. Gentian Bejtja, është akuzuar edhe se ka vjedhur makinën tip BMW që u përdorur në vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *