Ankaraja zyrtare vijon fushatën e spastrimeve në radhët e policisë. Një personel prej të paktën 12 mijë e 800 punonjësish e uniformave blu janë shkarkuar nga pozicionet e tyre, pasi dyshohet se kanë lidhje me organizatën “Feto” të klerikut Fetullah Gylen, të cilën qeveria turke e bën përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në 15 korrik të këtij viti. Mes te pushuarve nga puna janë dhe 37 zyrtarë të lartë në Ministrinë e Brendshme. Pas këtij pezullimi, ata do të hetohen për përfshirjen ose jo në kryengritjen e armatosur. Menjëherë pas grushtit të shtetit, qeveria turke akuzoi Gylenin si orkestruesin e kryengritjes. Të paktën 241 persona mbetën të vrarë gjatë përleshjes së ushtrisë me protestuesit. Këto të fundit pushtuan rrugët pas thirrjeve të Erdogan për të mbrojtur institucionet në vend.
Për këtë çështje Turqia ka kërkuar nga SHBA-ja ekstradimi e klerikut, por Uashingtoni ka kërkuar prova për implikimin e Gylen në ketë ngjarje.