Drejtuesi i ri i Ujësjellës Kanalizime Vlorës, Klevis Kaso, në prezantimin e tij në këtë detyre u ndal te disa prej problematikave në rrjetin e ujit të pijshëm në qytet, por që sipas tij do të marrin zgjedhje shumë shpejt.
Ai theksoi se janë marrë masa edhe për sezonin veror ku janë ngritur grupe në terren, por një nga sfidat kryesore mbetet menaxhimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
“Ta largojmë atë ndjesi të keqe që ka pasur konsumatori me Ujësjellësin. Sezoni turistik do kemi gati një infrastrukturë shumë të mirë, projekti është drejt përfundimi, po bëhen lidhjet kryesore”, tha Kaso.
Kaso tha gjithashtu se do të ketë investime të reja sa i përket rrjetit të ujit të pijshëm, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Vlorës. Ai u ndal edhe te projekti i ujësjellësit të Vlorës, duke bërë të ditur se puna vijon dhe se deri më 5 maj pritet të përfundojë riasfaltimi i segmenteve rrugore.





