Bashkia e Tiranës ka përfunduar dy investime të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Njësisë Nr.  5 në kryeqytet.

 

Investimi i ri është realizuar në rrugën “Sulejman Delvina” duke sjellë jo vetëm rritje të sasisë së furnizimit me ujë, por edhe të cilësisë së ujit për të gjithë qytetarët.

 

Ndërkohë një tjetër investim i rëndësishëm është dhe ai në rrjetin e ujësjellësit në rrugën e “Kosovarëve”, ku është ndërhyrë menjëherë për eliminimin e humbjes  që shkaktonte rrjeti i amortizuar nga vitet.

 

Ndërkohë Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast defekti në rrjet, ndërhyrje të paligjshme apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *