Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë.
Mësohet se furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion.
Kamioni ka përfunduar në kanal. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështirës.
Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime./vizionplus.tv