Ambientalisti Sazan Guri vijon të shfaqet skeptik lidhur me rritjen e viktimave nga COVID në vendin tonë, ndërsa ka publikuar rastin e shoqes së tij, babai i së cilës ndërroi jetë nga sulmi në zemër.

Përmes një postimi në “Facebook”, Guri denoncon se një kompani funerale i kishte propozuar funeral falas në këmbim të 1 milionë e 200 mije lekeve pagesë, vetëm nëse regjistronte të atin si të vdekur me COVID-19.

Sipas Sazan Gurit, personi që kishte kompaninë funerale i kishte thënë se nga kjo pikë kishte 95 të vdekur fals.

“Ngjarje shokuese qe po e ndaj me ju miq me shkruan nje shoqe ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo. Ne mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i vdiq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagese …. vetem nese e rregjistronte te atin, si te vdekur me covid. E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te vdekur fals, jane vetem nga pika ime e funeralit.Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorit te agjensive? Agjensia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se cfare interesi do të kishte pastaj. Pse gjithe ky interes per te rritur nr e te vdekurve me Covid? Ka qe sdo besojne? Edhe une vete, nese eshte e vertete, mjerë ne…ekziston loja me shume se Pandemia, ose Plandemia me shume se covidi i vertete? po ju si thoni?…..”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *