Subscribe

Kjo fundjavë pa diskutim mund të quhet ajo e premierave artistike. Sepse të gjitha skenat e teatrove në kryeqytet sjellin premierat e shfaqjeve të tyre më datë 5 mars. Koncerti me këngët më të mira të repertorit të Saimir Pirgut, është premiera në Tiranë e albumit të tij më të ri “Il mio canto”, por ndryshe nga shfaqjet e tjera, këtë koncert nuk mund shijojnë ata që deri më tani nuk i kanë prenotuar biletat pasi ato jane shitur prej kohesh. E shumëpërfolura “Zbutja e Kryeneçes”, një vepër e Shekspir do të prekë më në fund skenën e Teatrit Kombëtar këtë të shtunë. Shfaqja vjen si premierë në Teatrin Kombëtar, pas 27 vjetëve, këtë herë me regji të Elma Dorezit. Një tjetër premierë, në një zhanër ndryshe, muzikal e pret publikun në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Komedia “Të çmendurit Adams” që përcjell përballjen e dy familjeve të ndryshme me muzikën e Broduej në shqip, sjell një premierë edhe në zhanrin muzikal, që I ka munguar skenës teatrale shqiptare. Të vetmit që përjashtohen nga premierat këtë fundjavë janë të vegjlit, të cilët edhe këtë fundjavë nuk kanë alternative të reja artistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *