Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj mazhorancës.
Në fjalën e tij, Berisha tha se deputetët e Partisë Socialiste votuan ligje dhe vendime që varfëruan shqiptarët dhe shumëfishuan rrogat e tyre.
Sipas kryedemokratit, në 4 vitet e fundit, kanë ikur më shumë qytetarë nga vendi se sa në vitet ’91.
Berisha: Pse ju do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës? Ju, votuat me dhjetëra ligje, vendime në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë, shumëfishuat rrogat tuaja dhe tek pensionet latë një shumë qesharake. Ju, me vendimet dhe ligjet tuaja thelluat hendekun midis të pasurve dhe të varfërve në këtë vend. Në 4 vitet tuaja të zeza kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, përfshirë edhe vitin ’91. U bëtë murojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga kreu juaj, deputetët tuaj. Pra, unë e shoh që ju e fshihni fytyrën para kamerave, por populli ju sheh mirë.
/vizionplus.tv





