E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fshihej në Tiranë, pranga francezit të shumëkërkuar për vrasje

Një 27 vjeçar i shumëkërkuar për vrasje në Francë është arrestuar këtë të premte në Tiranë.

 

Reklamë

Sipas policisë, 27 vjeçari lindur në Nantes të Francës kishte ardhur në Shqipëri për tu fshehur pas krimit që kishte bërë në qytetin e tij të lindjes.

 

Informacionet bëjnë  me dije se ky shtetas, dyshohet se në Nantes, Francë ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

 

Ndaj të arrestuarit autoritetet franceze kishin caktuar masë sigurie arrest me burg për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë