E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fshehu gjysmë kile kokainë poshtë parukes, kapet në aeroport

Një 65 vjecar është arrestuar nga forcat e rendit pasi u zbulua se ai e kishte fshehur drogën poshte parukes.

Ngjarja është regjistruar në aeroportin e Barcelonës.

I moshuari kolumbian kishte fshehur jo pak, por gjysmë kilogrami kokainë poshte parukes së tij.

Burri i cili ishte nisur nga Bogota e Kolumbisë u shfaq teper nervoz gjatë kontrolleve rutinë në aeroportin spanjoll.

Reklamë

Kjo i shtoi dyshimet e agjenteve të cilët nisën ta kontrollojnë me imtësisht.

Policët me vështirë kanë arritur të zbulojnë se droga e fortë me vlerë 30 mijë euro ishte fshehur në paruken e 65 vjecarit. një maskim perfekt për të mbajtur plot 503 gramë kokainë.

Kolumbiani përfundoi në prangat e policisë

Vazhdo të lexosh

Reklamë