Zonat malore të bashkisë Kolonjë vazhdojnë ende të jenë të bllokuara.

 

Në rrugën e fshatit Pepellash trashësia e borës shkon deri në 3 m, ndërkohë që pushteti vendor e ka të pamundur të ndërhyjë jo vetëm në këtë rrugë, por edhe në të tjera zona të thella, pasi disponon vetëm një mjet fadromë, me të cilin duhet të sigurojë qarkullimin në rreth 70 fshatra të kësaj bashkie.

 

Nënkryetari Gjergji Qirjazi thotë se në kushte të tilla të motit dhe me vetëm një mjet që ka bashkia janë të pafuqishëm për të hapur rrugët sidomos ato të zonave të thella në të cilat edhe terreni është tepër i vështirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *