Subscribe

DRITAN KURTI – GAZETAR

Ndodhemi në fshatin Xibër-Murrizë të njësisë administrative Xibër në bashkinë e Klosit. Ky fshat ka mbetur i izoluar prej disa javësh për shkak të prezencës së akullit që ka në rrugen e tij. Edhe pse distanca nuk është shumë e larg nga Rruga e Arbrit në qendër të fshatit, mjetet e kanë të pamundur pasi rruga është totalisht në akull.

 

Grupi i xhirimit të Vizion Plus udhëtoi drejt qendrës së fshatit Xibër – Murriz. për shkak të terrenit të vështirë dhe prezencës së borës e akullit në rrugë u deshën rreth 40 minuta për të mbërritur në destinacion.

 

Gani Dalipi, i cili na shoqëroi gjatë udhëtimit tregon se fshati bllokohet sa herë ka reshje bore.

 

GANI DALIPI

BANOR I FSHATIT XIBER-MURRIZE

 

S’ka ardhur fare bashkia. Gjithmonë ne bllokohemi. Kemi qenë gjithmonë të izoluar. Kështu është rruga gjithmonë.

 

Musa Beshir, një tjetër banor i këtij fshati, tregon per Vizion Plus se jeta për ta gjatë dimrit është e vështirë edhe pse rrugën e arbrit e kanë pak kilometra larg.  Ai tregon se çdo gjë transportohet me krah; duke nisur nga gjërat më bazike e deri tek të sëmurët.

 

MUSA BESHIRI

BANOR I FSHATIT XIBER-MURRIZE

 

Rrugën. Kufizohemi këtu me rrugën e Arbrit, por jemi blloku total nga dimri. Të gjitha ne krah si ne kohen e babaqemës. Edhe në raste fatkeqësish me krah.

 

Autoritetet, sic ata thone per Vizion Plus, edhe pse janë njoftuar i kanë lënë në harresë.

 

ADNAN MEMA

KRYETAR I FSHATIT XIBER-MURRIZE

Jane 7 lagje. Fshati me i madh mund te themi. I vetmi qe ka qenë i shqetesuar ka qene pergjëgjësi i zyres se emergjences. Mirepo zgjidhje asnje. 5 lagje qe nuk qarkullojnë pa bere nje ore rruge me kembe.

 

Teksa kjo situatë përsëritet çdo vit, kryefjalë për banorët e fshatit mbetet rruga pasi po u mbaron dhe baza ushqimore

 

Janë rreth 500 banorë të fshatit Xiber-Muriz. Te cilet perballen me keye veshtiresi gjate stines se dimrit. Banoret nuk kerkojne asgje me shume vecse rruge te hapura qe te kene komunikim me Tiranen apo Klosin. Pasi sic e thame edhe me lart nuk e kane shume larg rrugen e Arbrit. Por rruga është e pakalueshme jo vetem per shkak te ngricave qe kane mbajtur kohet e fundit por edhe per shkak te rreshqitjeve qe ka pasur toka qe prej vjeshtes se kaluar.

 

Situatë e njëjtë është edhe në zonat e tjera malore të qarkut Dibër. / Dritan Kurti-Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *